LAJMI I FUNDIT:

Sot protestë përpara Gjykatës Kushtetuese

Sot protestë përpara Gjykatës Kushtetuese
??????????

Platforma për politikë qytetare “Hajde”, sot nga ora 13:00 e ka paralajmëruar protestën e radhës kundër vendimit kontrovers të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, njofton Portalb.

Sipas propozim-ndryshimeve, kryetari i shtetit do të ketë të drejtë t’i amnistojë edhe personat që janë të dënuar për mashtrime zgjedhore.


Protesta do të mbahet me qëllim që Gjykata Kushtetuese edhe njëherë ta rishikojë vendimin dhe njëkohësisht, nga protestuesit kërkohet që të mos ndryshohet ligji i tanishëm.

Protestuesit gjatë protestës së fundit para Gjykatës Kushtetuese kanë gjuajtur me letra tualeti drejt godinës së Gjykatës, kështu duke demonstruar mendimin e tyre për vlerën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Qindra protestues para kësaj gjykate kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i tyre për që presidenti të ketë të drejtën që t’i amnistojë manipuluesit e zgjedhjeve.

“Dorëheqje”, “Shtet partiak”, “Banditë”, “Shtet mafijozësh” ishin vetëm disa nga thirrjet që dëgjoheshin nga protestuesit.

Kujtojmë se më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori