LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të testohen edhe 70 persona për Covid-19 nga Qendra e Studentëve

Sot pritet të testohen edhe 70 persona për Covid-19 nga Qendra e Studentëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe sot do të vazhdojë me testimin e personave të cilët janë vendosur para 14 ditësh në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në karantinë.

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Telegrafin se sot pritet të testohen diku rreth 70 persona.


Testimi i personave nga Qendra e Studentëve ka nisur të premten dhe do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim.

Ministria ditë më parë ka bërë të ditur se ashtu si janë vendosur në karantinë, me atë renditje edhe bëhet testimi dhe nxjerrja e tyre nga karantina e personave që rezultojnë negativ në Covid-19.

Përndryshe, në karantinën e QS janë mbi 500 persona të karantinuar.

Deri më tash në vendin tonë numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 145, ndërkaq 23 të tjerë janë shëruar kurse vetëm një person ka humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori