LAJMI I FUNDIT:

Sot në Shkup mbahet “Parada e krenarisë”

Sot në Shkup mbahet “Parada e krenarisë”

Në Shkup sot do të mbahet “Parada e krenarisë”, që ka për qëllim të rrisë të drejtat e komunitetit LGBTI në vendin tonë.

Ngjarja organizohet nga Rrjeti kombëtar për luftën kundër homofobisë dhe transfobisë, nga ku theksojnë se mbajtja e kësaj parade e njohur edhe si “Skopje pride” përkon me 50 vjetorin e rebelimit të Stonewall, një ngjarje që konsiderohet të jetë pikënisje  e të drejtave të njerëzve LGBTI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët bëjnë apel që gjatë ngjarjes të mos merren objekte të mprehta dhe objekte prej xhami ndërsa në këtë paradë pritet të ketë edhe aktivistë për të drejtat e LGBTI nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.


Arritja e pjesëmarrësve do të jetë rreth orës 11:00 në parkun “Gruaja luftëtare”. Një orë më vonë do të marshohet deri te Parku i qytetit ku është paraparë të ketë fjalime të përfaqësues të organizatave qytetare dhe të institucioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori