LAJMI I FUNDIT:

“Përballje” për rrymën: A do të kaplohet Kosova nga kriza energjetike? (Video)

“Përballje” për rrymën: A do të kaplohet Kosova nga kriza energjetike? (Video)

Në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, që transmetohet edhe në TV Dukagjini – sot do të diskutohet për situatën energjetike në Kosovë.

A do të ketë krizë të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë? Kush është fajtor për mungesë qymyrit në vendin që ka rezerva të tilla me bollëk për qindra vjet? A është kjo pasojë e mos menaxhimit të shpronësimit? A është fajtor për këtë KEK-u apo Qeveria e Kosovës? Pse në KEK thonë se kanë paralajmëruar me kohë për këtë gjendje? Si përgjigjet Ministria e Mjedisit ndaj akuzave të KEK-ut? A mund të kthehet koha e gjeneratorëve në muajin gusht të vitit 2017?


Për këto dhe tema tjera, flasin: Arben Gjuka, drejtor gjeneral në KEK dhe Afrim Murati, drejtor i Departamentit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit. /Telegrafi/