LAJMI I FUNDIT:

Sot në Ohër hapet sezoni veror

Sot në Ohër hapet sezoni veror

Sot në aeroportin ‘Shën Apostul Pali’ në Ohër, me fluturimin e parë çarter me turistë holandezë nga Amsterdami, do të shënohet hapja e sezonit veror në një ndër qendrat më të njohura turistike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të TAV Maqedoni, turistët holandezë do t’i presin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtori i TAV Maqedoni, Alp Er Ersoj dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, njofton AIM. /Telegrafi/