LAJMI I FUNDIT:

Sot ndahen çmimet në Teknologji, ICT Awards

Sot ndahen çmimet në Teknologji, ICT Awards

Kryeqyteti i shqiptareve mirëpret sot në ora 18:00 në Hotel Sheraton Mbrëmjen Gala të kurorëzimit të fituesve të evenimentit të rëndësishëm të sektorit të teknologjisë dhe informacioni në mbarë trevat shqiptare tashmë në edicionin e tij të katërt, Albanian ICT Awards.

Me të ftuar figura të shquara të jetës politike nga Shqipëria dhe Kosova si Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Nën Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore dhe akademike, Mbrëmja Gala do të finalizojë përpjekjet e një tjetër edicioni të suksesshëm në adresimin e problemeve shoqërore dhe ofrimin e zgjidhjeve inovative përmes teknologjisë.


Ami Event, do të kujdeset për organizimin e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për Albanin ICT Awards por edhe vetë finalistët. Një trashëgimi e një shpirti të madh por një vendi të vogël, Albanian ICT Awards ngelet evenimenti më i rëndësishme për komunitetin e ICT-se në mbarë trevat shqiptare. Talenti i individit, afirmimi akademik si pjesë integrale shoqërore dhe vënia në jetë e dijeve dhe njohurive kanë qenë në themel të çdo përballjeje të konkurrentëve në Albanian ICT Awards.

Ky aktivitet madhor vjen pas një pune disa mujore me takime të shumta anëmbanë trojeve shqiptare me studentë, ekspertë, profesorë dhe talente të komunitetit të ICT-së.

Ky edicion padyshim ka qenë më i suksesshmi me numrin më të lartë të aplikimeve të mbërritura ndonjëherë pranë organizatorëve të konkursit ku 30 % e aplikantëve rezultojnë të jenë femra. Mbrëmja Gala do të shpallë fituesit në shtatë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT. Çmimi i secilës prej kategorive do të synohet nga tre finalistë ndërkaq ky moment i rëndësishëm ka ruajtur edhe një çmim suprizë i cili do të zbulohet gjatë aktivitetit.

Një moment mjaft i rëndësishëm për mbarë komunitetit të ICT-së në trevat shqiptare, ICTSmedia si organizatore e konkursit gjen rastin të falënderojë të gjithë partnerët mediatikë, sponsorët tradicional ndër vite që i kanë qëndruar gjithnjë pranë misionit të ICTSmedia si – Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen, Albsoft, Universiteti New York i Tiranës, Digitalb, Top Channel, Ami Event, Microsoft, GIZ, Abissnet dhe – jurinë, kontributorët dhe të gjithë aplikantët që besuan në misionin e Albanian ICT Awards. (ICTSmedia). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori