LAJMI I FUNDIT:

Sot mbyllet panairi AGROKOS

Sot mbyllet panairi AGROKOS

Sot përfundon panairi AGROKOS, i cili po organizohet për herën e 19-të në Kosovë dhe që ka arritur të mbledh në një vend kompani të specializuara në fushën e bujqësisë, blegtorisë, produkteve ushqimore, industrisë se pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit, ujit dhe makinerisë për agrikulturë, kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Në panairin tre ditor kanë marrë pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Në AGROKOS, konsumatori kosovar kishte mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

AGROKOS po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit. /kp/