LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet testi i arritshmërisë

Sot mbahet testi i arritshmërisë

Në shkollat e Kosovës sot mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta, i cili ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që ata marrin.

Nga ky test, nxënësit rangohen në bazë të pikëve që fitojnë, ndërsa nuk përsërit asnjëri, por vetëm në bazë të rangimit fitojnë mundësi për t’u orientuar në shkollimin e mëtejshëm.


Testi i arritshmërisë fillon në ora 10:00 dhe mbaron në orën 13:00, ndërsa do të kontrollohet nga komisionet që i ka formuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bashkë me drejtoritë komunale për arsim.

Është paralajmëruar se me rastin e mbajtjes së testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj do të vizitojë nxënësit gjatë testimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. /Telegrafi/