LAJMI I FUNDIT:

Sot i jepet lamtumira e fundit policit Sami Thaqi, i cili u vra mbrëmë në Zhur të Prizrenit

Sot i jepet lamtumira e fundit policit Sami Thaqi, i cili u vra mbrëmë në Zhur të Prizrenit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të varroset zyrtari policior Sami Thaqi i cili u vra mbrëmë në Zhur të Prizrenit.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës.


Njoftimi i plotë:

Ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Sami THAQI
Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot, me datën 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/