LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet Konventa e Dytë e Prodhuesve, bashkon kompanitë nga Kosova dhe rajoni

Sot hapet Konventa e Dytë e Prodhuesve, bashkon kompanitë nga Kosova dhe rajoni

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) për të dytin vit me radhë organizon Konventën e Prodhuesve.

Sipas KPK-së, synimi kryesor i këtij takimi është diskutimi i hapur rreth temave të cilat ndikojnë në fuqizimin e prodhuesve dhe që rrisin konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”.


Këtë vit, konventa do të fokusohet në dixhitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si shtytës të zhvillimit ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i KPK-së, Astrit Panxha në një intervistë për Telegrafin, ka ftuar të gjithë prodhuesit që të marrin pjesë në këtë takim.

Panxha duke folur në prag të konventës, ka thënë se qeveria duhet t’i dëgjoj kërkesat e prodhuesve.

Panxha: Prodhuesit të marrin pjesë në Konventën e Dytë të Prodhuesve, qeveria duhet t'i dëgjojë kërkesat e tyre
Lexo po ashtu Panxha: Prodhuesit të marrin pjesë në Konventën e Dytë të Prodhuesve, qeveria duhet t'i dëgjojë kërkesat e tyre

“Është viti i dytë që po organizohet Konventa e Prodhuesve, e çfarë do të thotë së është krijuar një traditë në grumbullimin e prodhuesve në një vend dhe të diskutojmë për temat e rëndësisë së veçantë për ata. Vitin e kaluar kemi diskutuar për shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe mundësitë për eksport, sivjet do të flasim për tregtinë regjionale, investimet e huaja direkte që është shumë me rëndësi për këtë sektorë që të vijnë investitorë të ri, me teknologji të reja dhe ta sjellim tregun e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe do të flasim për marketingun digjital”, ka kërkuar Panxha.

Konventa e Prodhuesve të Kosovës është ngjarje gjithëpërfshirëse, që përfshin prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, institucionet dhe agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave jo-qeveritare nga Kosova dhe rajoni.

Ky edicion do të mbahet më 19 shkurt në hotel “Emerald”, duke filluar nga ora 09:00. /Telegrafi/