LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot fillon viti i ri akademik

Maqedoni, sot fillon viti i ri akademik

Në universitet në Maqedoni sot fillon viti akademik 2016/2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për studentët e ri do të organizohet ora e parë akademike në fakultete, ndërsa në disa prej tyre do të marrin pjesë rektorët e universiteteve dhe përfaqësuesit nga Ministria e sektorit.


Rektori i ri i Universitetit ‘Kirili dhe Metodij’ Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orën e parë akademike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIK) në Shtëpinë e ARM-së.

Edhe në UT sot do të ketë pritje solemne të studentëve të rinj do të bëhet në Amfiteatrin e Rektoratit, me fillim në ora 11.00, ku do të jetë i pranishëm edhe rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti. /Telegrafi/