LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë

Sot fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë
Foto: Ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri, Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.


Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë. /Telegrafi/