Muhamet Hamiti
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në të gjitha ditët e gjuhës amtare, do të doja që shqiptarët ta përdorin gjuhën amtare me dashuri e kujdes në komunikim publik e të përditshëm, edhe në Facebook e mjete të tjera sociale
Sot, më 21 shkurt, është Dita Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare (në anglisht International Mother Language Day). Ideja për shënimin e kësaj dite, të cilën e kanë përqafuar UNESCO-ja dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka qenë nismë e Bangladeshit. Shënohet, dikund edhe festohet, nga viti 2000.
Viti 2008 qe shpallur Vit Ndërkombëtar i Gjuhëve, kurse viti 2019 është shpallur Vit Ndërkombëtar i Gjuhëve Indigjene. Gjuhët indigjene, shumë syresh e kanë ekzistencën e rrezikuar, përbëjnë shumicën e gjuhëve, nja 6000 deri 7000. As që dihet sa janë saktësisht sot.
Simbas UNESCO-s, agjencisë që OKB-ja ka ngarkuar me detyrë të shënojë vitin e gjuhëve indigjene sivjet, rreth 97% e popullsisë së globit flet vetëm 4% të gjuhëve të botës, ndërsa vetëm 3% e botës flet 96% të gjuhëve të tjera. Me shpejtësi marramendëse po shuhen gjuhët indigjene. Edhe gjuhët e vogla janë në rrezik, kryesisht prej globalizimit.
Le t’i kthehemi gjuhës sonë shqipe në përdorim publik e të përditshëm.
Shqipja është shkruar relativisht vonë. Është mësuar në shkolla edhe më vonë, në Shqipëri, në Kosovë e në trevat e tjera shqiptare. Në rrafsh të statusit zyrtar, shqipja punët i ka më mirë se gjithëherë.
Po ta shohësh punën e përdorimit të shqipes në sferën publike do të vësh re mungesë kulture gjuhësore kudo, jo vetëm në gjirin e politikanëve të kudondodhur në foltore, në media. Janë këta dhe shumë të tjerë që shkolla formale kanë bërë, diploma kanë marrë, por gjuhën e kanë të varfër. Fjalori i tyre në ligjërimin publik është i kufizuar, jo vetëm klisheik por edhe banal here-herë. Mund të mburren më së shumti me fjalorthin e tyre. (S’do të flas për shkrimet e rralla, që ua shkruajnë të tjerët, nëpunës e këshilltarë me pagë nga buxheti i shtetit. Nganjëherë e kanë vështirë t’i lexojnë këta që marrin autorësinë e tyre.)
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në të gjitha ditët e gjuhës amtare, do të doja që shqiptarët ta përdorin gjuhën amtare me dashuri e kujdes në komunikim publik e të përditshëm, edhe në Facebook e mjete të tjera sociale.
Qoftë nga përtacia, apo padija e folësve (shkruesve) të gjuhës shqipe, më bie të shoh shprehje ndjenjash e situatash jetësore të tyre në anglisht, jo rrallë qesharake, si ta zëmë, filan fisteku “is eating coffee”, që shoqërohet shpesh me një fotografi rasti. Kafja pihet, nuk hahet, as në shqip as në anglisht, përveç nëse njeriu vendos të hajë kokrrat e kafesë!
Sot e mot: rrnoftë gjuha shqipe!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
"Ishulli i vdekjes" i Britanisë së Luftës së Dytë Botërore
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën