LAJMI I FUNDIT:

Sot diskutohen reformat në administratën publike

Sot diskutohen reformat në administratën publike

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për t’u pajtuar për veprimet përcjellëse.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se këto diskutime do të zhvillohen rreth dy shtyllave të kornizës strategjike të Reformës së Administratës Publike.


“Dy shtyllat e kornizës strategjike të reformës për të cilat do të diskutohet janë: Zhvillimi i Politikave dhe Koordinimit dhe Zhvillimi i Shërbimeve Publike dhe Resurseve Njerëzore, Ofrimi i Shërbimeve dhe Përgjegjësia, ndërsa do të fokusohen në zbatimin e strategjive kryesore: Strategjia për modernizimin e administratës publike, Strategjia për përmirësimin e planifikimit dhe bashkërendimit të politikave dhe Strategjia për rregullim më të mirë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/