LAJMI I FUNDIT:

Sot derbi në Çair: Ilieski i Shkupit dhe Ibraimi i Strugës, të bindur që detajet vendosin ndeshjen

Sot derbi në Çair: Ilieski i Shkupit dhe Ibraimi i Strugës, të bindur që detajet vendosin ndeshjen

Shkupi – Struga Trim Lum është ndeshja kryesore e ditës së nesërme që do të luhet në kuadër të xhiros së 9-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkupi do të kërkoj ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat me trajnerin e ri, por nesër do të kenë përballë vetes kampionët në fuqi, të cilët gjithashtu vijnë nga një atmosferë e mire, ku në mesjavë fituan edhe derbin e liqenit ndaj Voska Sport.


Nga tabori i Shkupit për këtë ndeshje ka folur mbrojtësi, Darko Ilieski, i cili ka vlerësuar Strugën, por shpreson në fitore të ekipit të tij.

“Pas disa ndeshjeve që kemi marrë rezultate pozitive, atmosfera në ekip është në nivelin më të lartë dhe me fitore të radhës duam që ta mbajmë këtë atmosferë. Gjatë gjithë javës kemi punuar me intensitet të lartë, me të vetmin qëllim që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjen e të dielës. E njohim mjaftë mirë kundërshtarin tonë dhe duke u bazuar në këtë, mendoj se nuanca do të vendosin këtë përballje. Në fund shpresoj se do të festojmë së bashku me tifozët tanë”, ka thënë Darko Ilieski nga radhët e Shkupit.

Ndërkohë nga kampionët në fuqi ka folur golashënuesi më i mirë, Besart Ibraimi, i cili thotë se derbin mund ta vendosin detajet e vogla.

“Është një derbi, një ndeshje ku besoj se do të vendosin detaje të vogla. E respektojmë Shkupin, mirëpo gjithsesi se në këtë ndeshje shkojmë për të nxjerrë një rezultat pozitiv. Si çdo sulmues, ashtu edhe unë në çdo ndeshje kërkojmë të shënojmë, mirëpo sinqerisht kjo ka pak rëndësi, e rëndësishme është që t’ia arrijmë qëllimin në fund, të marrim fitoren pa marrë parasysh se kush shënon”, ka thënë Besart Ibraimi.

Derbi Shkupi – Struga do të zhvillohet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00. Në të njëjtin termin, Shkëndija e Tetovës do të luaj si mysafirë ndaj Gostivarit, përderisa Voska Sport do të përballet me Sileksin në Kratovë.

Gjithashtu pjesë e programit të së dielës do të zhvillohen edhe dy takime tjera si Bregallnica – Vardari dhe Rabotniçki – Tikveshi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori