LAJMI I FUNDIT:

Sot Bullgaria feston Ditën e Çlirimit

Sot Bullgaria feston Ditën e Çlirimit

Më 3 mars, Bullgaria feston përvjetorin e çlirimit të saj nga sundimi pesë shekullor otoman, gjithashtu përmendet si data e krijimit të Tsardomit të Tretë bullgar.

Kjo datë është një festë kombëtare për Bullgarinë dhe si e tillë është shpallur në vitin 1978.

Në këtë ditë të vitit 1878, Rusia dhe Perandoria Osmane nënshkruan një marrëveshje, e njohur si Traktati i Shën Stefanit, ku i dha fund luftës ruso-turke.

Së bashku me Ditën e Unifikimit dhe Ditën e Pavarësisë kjo është një nga festat më të mëdha në vend, përcjell Telegrafi.

Zyrtarisht 3 marsi është një ditë feste në Bullgari, ku në Sofje ju mund të shihni ceremonitë që ndodhin në qendër të qytetit çdo vit në këtë datë.

Bullgaria ishte njeri prej shteteve të para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet në mes të dyja vendeve janë shumë të mira dhe deri më tani Bullgaria e ka mbështetur vendin tonë në proceset integruese evropiane.

Marrëdhëniet diplomatike në nivelin e ambasadorëve midis dy shteteve u vendosën më 27 maj 2008.

Pos pranisë diplomatike, Bullgaria po ashtu kontribuon me trupa ushtarake në KFOR, personel në EULEX dhe renditet si partner serioz investues në Kosovë. /Telegrafi/