LAJMI I FUNDIT:

​Sopi thotë se deri në maj të vitit 1999 nuk e dinte se ishte pjesë e njësisë BIA

​Sopi thotë se deri në maj të vitit 1999 nuk e dinte se ishte pjesë e njësisë BIA

Dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Gani Sopi ka thënë para gjykatës se ishte anëtar i njësisë BIA në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por sipas tij këtë e ka kuptuar në përfundim të luftës.

Sopi ka thënë se derisa ka shërbyer në UÇK nuk është interesuar të dijë se cilës njësi i takon dhe se më vonë këtë ja kishte treguar vëllai i tij, Mustafë Sopi.


Gjatë dëshmisë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ai ka thënë se në maj të vitit 1999 e kishte kuptuar se është pjesë e Gueriles BIA.

“Në atë kohë kur ne kemi vepruar dhe punuar unë e kam kryer detyrën e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa biseduar tema se i kemi takuar ndonjë grupi apo cilit, e kam potencuar edhe më herët. Për atë kohë nuk kam pas informacione por më vonë e kam kuptuar, po, para se të përfundojë lufta e kam kuptuar që ka qenë bile guerile është quajtur BIA, nga tre heronjtë që janë në Kosovë, Bahriu, Iliri dhe Agroni. Në maj të 99 e kam kuptuar dhe ma ka shpjeguar i ndjeri vëllai që ka qenë përgjegjësi ati njësitit tonë”, ka thënë Sopi.

Sopi ka shtuar se më vonë e ka kuptuar që komandant i BIA-s ka qenë Salih Mustafa dhe se deri atëherë raportimet janë bërë të Mustafë Sopi që sipas tij ishte përgjegjës i kësaj njësie.

“Salih Mustafën e njoh qysh kur ka dalë nga burgu, vitet ‘96-97 në atë periudhë e njoh se kemi shkuar për të vizituar bashkë me vllahun tim i cili e kap as nxënës dhe ka qenë profesor i Salih Mustafës”, ka thënë ai.

Gjatë seancës prokurori Mihailzcuk e ka pyetur Sopin rreth datës kur ai dhe civilët janë larguar nga Prishtina për në fshatin Butovc.

Prokurori ka thënë se paraprakisht dëshmitari kishte thënë se zhvendosja është bërë me datën 28 mars të vitit 1999 ndërsa para gjykatës ka thënë se janë larguar në fund të muajit, me 31 mars të atij viti.

Lidhur me këtë, dëshmitari ka thënë se e vërteta qëndron në deklaratën se largimi nga Prishtina është bërë më 31 mars të vitit 1999.

Dëshmitari ka përsëritur se Salih Mustafën e ka takuar në Butovc në dy javët e para të muajit prill të atij viti.

“Te datat është vështirë për t’u mbajtur mend për shkak se mund të lëvizin ato, por e kam potencuar që ka qenë në dy javët e para të muajit prill”, ka thënë dëshmitari.

Sipas dëshmitarit, Salih Mustafa ishte në shtëpinë e Mustafë Sopit në Butovc gjatë festës së Kurban Bajramit në atë periudhë të pranverës së vitit 1999.

Gjatë dëshmisë së tij, Sopi ka thënë se është plagosur më 24 mars të vitit 1999 dhe se është maltretuar nga forcat serbe.

Krahas kësaj, ai ka thënë se ndonjëherë ka mungesë të kujtesës, por sipas tij ato që i ka deklaruar para trupit gjykues janë tërësisht të vërteta.

Ai ka thënë se askush dhe asgjë nuk ka ndikuar në dëshminë e tij.

Ndërsa në pyetjen e trupit gjykues nëse ka pasur ndonjë bazë të njësisë BIA në fshatin Zllash, dëshmitari ka thënë se nuk ka njohuri për diçka të tillë.

Ndër të tjera, gjatë dëshmisë së tij Sopi ka thënë se Salih Mustafën nuk e ka takuar në muajt e fundit para arrestimit të tij nga Specialja.

Me këtë ka përfunduar dëshmia e Gani Sopit ndërsa dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes së Salih Mustafë do të dëgjohet nesër.

Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori