LAJMI I FUNDIT:

Sophia Loren rikthehet në film

Sophia Loren rikthehet në film
Sophia Loren, far niente, robert redford

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo Ponti, aktorja e madhe Sophia Loren, në moshën 84-vjeçare kthehet në skenën e filmit. “Jeta përpara teje” titullohet filmi i frymëzuar nga romani i shkruar nga Roman Gary.

Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e Rosës, hebrejes që arriti të largohet nga kampi i Aushvicit dhe që krijon një raport tepër të fortë me një fëmijë me ngjyrë. Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të. Ky i fundit kujdeset kur ajo sëmurët dhe detyrohet të qëndrojë në një karrige me rrota.


Sofia Loren e cila që prej 10 vitesh i mungonte kinematografisë, ka rolin e protagonistes në këtë film xhirimet e të cilit po bëhen në Puglia. /BW/