Jeta e një gruaje nuk do të ishte e plotë pa historitë e dashurisë. Sophia Loren, ikona e kinematografisë italiane pati në jetë vetëm një dashuri të madhe, dhe pse para se ai të shfaqej në jetën e saj, pati dridhërima të tjera zemre.
Cary Grant, aktori i njohur amerikan është një prej tyre, ndoshta i pari, i cili mësoi se rruga e të dashurit nuk do të ishte asnjëherë e lehtë. Ata u takuan bashkë më vitin 1958, teksa do të interpretonin të dy në filmin “Houseboat”.
Bashkëshortja e Grant, Betsy ishte skenaristja e filmit, do të kuptonte menjëherë se mes tyre kishte lindur diçka. Një vit më vonë ata ishin të përfshirë nga pasioni, dhe Grant i duhej të zgjidhte: në duhet të vazhdonte me bukuroshen italiane, apo të udhëtonte larg saj.
Eshtë Carlo Ponti, producent italian, i cili futet në ato vite në jetën e Loren, për t’ia bërë më të lehtë ndarjen nga Grant, edhe pse edhe ky ishte i martuar. Për herë të parë ata u takuan në vitin 1950 kur ajo ishte 16 vjeç ndërsa ai 37. Ponti vazhdonte të ishte i martuar me gruan e tij Giuliana a ndërsa nisi marrëdhënien me Loren.
Pas divorcit me të, ata do të martoheshin në 9 prill të vitit 1966, për të jetuar ndoshta një ndër martesat më të gjata në historinë e kinemasë deri në vdekjen e tij më 10 janar të vitit 2007. Kur pas vdekjes një gazetar e pyeti Loren në do të martohej sërish ajo iu përgjigj: “Jo, asnjëherë më, është e pamundur të dashuroj dikë tjetër”.
Dhe pse ata kishin një diferencë prej 22 vitesh, kjo gjë e forcoi më shumë raportin mes tyre. “Në jetën time kishte munguar gjithnjë figura e babait. Ponti nuk ishte vetëm burri i ëndrrave të mia, por dhe babai im”, do të shprehej Loren, në një intervistë për “Vanity fair”.
Ajo kujton takimet e para me të, duke treguar se në fillim kishte dalë thjesht se e kishte tërhequr, pasi ai ishte i martuar, por më vonë do të binte në dashuri me të. “Isha e lumtur që më në fund kisha dikë pranë meje, i cili dinte të fliste me mua, dikush që mund të më jepte këshilla, duke më mbështetur në pjesët që mu besuan për tu ngjitur në skenë.
Kjo është thelbësore për një aktor në fillim të karrierës, dhe unë isha me fat”, thotë ajo. Ai do ti jepte asaj siguri, teksa interpretimi e zhyste në emocione që shpesh nuk mund ti përballonte. Ata do të lidhnin martesë në Francë, për të nisur më pas aventurën e gjatë që i ngjasonte një filmi të një jete pranë njëri tjetrit.
Në vitin 1973 lindi djali i tyre i parë Edoardo. Ndarja e tij nga jeta do të përjetohej shumë nga aktorja, e cila shprehet se “ai vazhdon ende të më frymëzojë me pasionet e tij, dhe na mban të bashkuar me kujtesën që ka lënë pas”.
Ndoshta ajo është shembulli i besimit tek dashuria: “Dashuria, sigurisht që ekziston….Dhe gjithmonë fiton. Dashuria është thelbësore! Për vetveten, për një njeri, për gjithçka çfarë ai bën! Si mund të jetosh pa dashuri?”, thotë ajo.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Një fustan universal për të gjitha femrat pavarësisht peshës së trupit

Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat

Për raste festive: Trendët kryesor që do të shënojnë sezonin e dasmave

Bebes sime i djersit tepër koka, a kam arsye për shqetësim?”

Kohët e fundit flokët topuz janë një zgjidhje gjithnjë e më e zakonshme dhe e shpejtë

Mënyra se si e përqafoni partnerin tregon shumë për lidhjen tuaj

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit