LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton kamerën ZV-E10 për vlogerë

Sony prezanton kamerën ZV-E10 për vlogerë

Sony ka prezantuar kamerën e saj të dytë të fokusuar në vlogerët që quhet ZV-E10, që është pasardhës i modelit ZV-1 që u lansua vitin e kaluar.

Megjithatë, derisa ZV-1 ka qenë një kamerë me objektiv të fiksuar, ZV-E10 ka një gamë më të gjerë të pajisjeve, transmeton Telegrafi.

ZV-E10 në thelb është version më i dobët sesa Alpha 6400, e disa funksione i janë hequr për shkak të punës me efikase, duke i shtuar disa karakteristika që kanë rëndësi të madhe për vlogerët.

Kjo kamerë ka të njëjtin sensor APS-C prej 24.2 megapikselë që Sony prej vitesh e përdor në kamerat e saj të serisë a6000.

Gjithashtu ka aftësi të filmimit në formatin 4K me një shpejtësi prej 30fps. Sikurse a6400, ZV-E10 përkrah filmimin në S-Log2, S-Log3 dhe profilet HLG.

ZV-E10 kushton më pak se 700 dollarë. Në kompletin me objektivin 16-50 mm dhe F3.5-5.6 do të kushtojë rreth 800 dollarë. Kjo pajisje pritet të jetë e disponueshme në treg gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Kalo në kategori