LAJMI I FUNDIT:

Sonte ora kthehet prapa: dy pasoja të pakëndshme janë shok i vërtetë për trupin!

Sonte ora kthehet prapa: dy pasoja të pakëndshme janë shok i vërtetë për trupin!

Mendoni mirë para se të uleni pranë timonit.

Ndryshimi i orës, përkatësisht lëvizja prapa për 60 minuta, që na pret sonte, vërtet ka ndikim fizik te njerëzit.


Megjithatë, për shumicën e njerëzve, fjala është për ndryshime të vogla. Kur cikli ditë-natë ndryshon, atëherë bashkë me të ndryshon edhe ritmi ynë biologjik.

Atëherë në trup do të ndodhin ndryshime të vogla, sepse shumica e hormoneve dhe e sjelljeve tona, gjumi, uria, niveli i energjisë dhe sistemi i imunitetit janë të lidhura për orën tonë trupore në të cilën ndikon cikli ditë-natë.

Fatmirësisht, nëse ndieni ndryshim fizik, ai do të zgjasë vetëm disa ditë dhe pastaj sërish do të ndiheni normalisht.

Mirëpo, është mirë të dini se si ajo lëvizje e orës prapa mund të ndikojë te ju, transmeton Telegrafi.

Këto janë dy pasoja të mëdha:

1. Gjumi jo i qetë

Edhe pse “fitojmë” një orë më shumë, cilësia e gjumit në të vërtetë përkeqësohet me lëvizjen e orës prapa.

Janë shumë më të mëdha gjasat që personi disa net shpesh do të zgjohet, gjë që mund të çojë në zgjim tepër të hershëm, ulje të kujdesit dhe shtim të stresit.

2. Siguria e ulët në komunikacion

Gjumi jo i qetë shkakton pagjumësi dhe për shkak të ndjenjës së lodhjes shoferët shumë lehtë humbin përqendrimin, por edhe reaksionet u janë të ngadalësuara.

Nëse ndiheni të pagjumë, gjithsesi pini një filxhan kafe para se të uleni pranë timonit për të vozitur veturën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori