LAJMI I FUNDIT:

Sonte në “Përballje”- barrierat e prodhuesve vendor

Sonte në “Përballje”- barrierat e prodhuesve vendor

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për problemet dhe barrierat e prodhuesve të Kosovës.

Cilat janë problemet e brendshme kryesore të prodhuesve kosovarë e cilat ato të jashtme? Çfarë kërkojnë ata nga institucionet e çfarë janë shqetësimet e tyre reale? Sa do të ndikoj tarifa rrugore në Autostradën e Shqipërisë për këto biznese? Cili janë shqetësimet e tyre sa i përket eksportit me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë e vendet tjera të rajonit? Cila është përgjigjja e Ministrit të Tregtisë për këto tema?


Sonte për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Bajram Hasani – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Vllaznim Osmani – Sekretar, Klubi i Prodhuesve të Kosovës
Berat Rukiqi – Këshilltar, Oda Ekonomike e Kosovës

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi. /Telegrafi/