Edhe pse u tha se komuniteti serb në Rahovec pengoi xhirimet e videoklipit të ri të këngëtarit, Labinot Rexha, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi xhirimet u përfunduan me sukses.

Kështu tha producenti i videoklipit për Klan Kosova. Ai potencoi se zgjedhja është bërë për shkak të vjetërsisë së një prej lagjeve të qytetit të Rahovecit, jo pse aty jetojnë komuniteti serb.


Ndërkaq, producnti i klipit nga kompania Artivison mohoi se xhirimet ishin ndërprerë, pasi thotë se ai refuzoi të bënte një gjë të tillë përkundër kërkesës së serbëve.

labi 2 Pamje nga lart ku me flamurin shqiptar aktorët e klipit me veshje tradicionale shqiptare dhe flamur kombëtar realizojn xhirimet në lagjen e komunitetit serb në Rahovec, Foto: Artvision

Në anën tjetër, këngëtari Labinot Rexha deklaroi se ai mori shembullin e Francës dhe Gjermanisë që punojnë së bashku përkundër konfliktit shumëvjeçar dhe beson se xhirimi i klpit shpalos të vërtetën se serbët nuk e kanë tejkaluar atë kaluarën.

Klipi me motive tradicionale shqiptare që flet për ceremoninë tradicionale të martesës publikohet në ora 18:00. Balada titullohet “Çika e Babës”.