LAJMI I FUNDIT:

Sonte fillon playoffi në NBA, duele të mëdha në lindje e perëndim

Sonte fillon playoffi në NBA, duele të mëdha në lindje e perëndim
Foto Michael Reaves/Getty Images/Guliver

Me duelin Philadelphia 76ers vs Brooklyn Nets do të hapet playoffi i sivjetmë në NBA.

Punë e lehtë në letër, por jo në parket do të jetë sfida e parë për Philadelphian që ka obligim të fitojë në ndeshjen e parë.

Joel Embiid është në dyshim të madh për ndeshjen për shkak të një dëmtimi, ndërkaq te Nets do të performojnë të gjithë lojtarët kryesorë.


Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 sipas kohës tonë. .

Orlando Magic më pas shkon te Toronto Raptors në Kanadë për të zhvilluar ndeshjen e parë, e ku Raptors të udhëhequr nga Leonard janë favoritë absolut.

Kampioni Golden State e pret Los Angeles Clippers, një ekip po ashtu i nënvlerësuar në letër, por tejet i papërshtatshëm në parket, pa superyje, por me lojë të të mirë të udhëhequr nga trajneri legjendar, Doc Rivers. Sfida zhvillohet në orën 02:00 pas mesnatës sipas kohës tonë.

Dhe ndeshja përballja e cila mund të shkojë edhe deri në shtatë ndeshje është ajo mes Denver Nuggets që pret në shtëpi San Antonio Spurs, skuadrën që ka 22 vjet që nuk mungon në playoff.

Denver pati sezon të fuqishëm duke përfunduar në vendin e dytë, e ishte afër pozitës së parë, ndërkaq përballja me San Antonion nuk është fare ogur i mirë për Denverin, pasi kjo skuadër e re do të përballet me Spursat po ashtu në formë dhe të drejtuar nga i madhi Gregg Popovich. Sfida e parë e nxehtë e kësaj përballje të playoffit fillon nga ora 04:30 pas mesnatës.

NBA kështu ka hyrë në fazën më të zjarrtë të përballjeve të fuqishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori