Sonte derbi i kryeqytetit në basketboll

Ky takim është i vlefshëm për javën e 24-t të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Pritet të zhvillohet një ndeshje e fortë sepse të dyja palët synim kanë vetëm fitoren.
21-shi është i pesti me 35 pikë dhe po kërkon pozitën e katërt që dërgon në play-off.
Ndërkohë Prishtina që është vetëm dy pikë prapa Pejës, kërkon që me ngulm të dalë e para në tabelë.
Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në sallën “Karagaçi”, ku Peja do të jetë nikoqire e Trepçës, e që pritet se të jetë një ndeshje tejet interesante. Pejanët do të kërkojnë që të këndellen nga seria prej dy humbjeve të njëpasnjëshme, ndërsa mitrovicasit me një fitore eventuale dhe një humbje të Sigkos Bashkimit mund ta zënë vendin e tretë.
Ndeshjet e xhiros së 24-të në basketboll:
Prishtinë e shtunë me 06.04.2013, ora 20:00
RTV-21 - SIGAL PRISHTINA
Pejë e diele me 07.04.2013, ora 19:00
PEJA - TREPÇA
Vushtrri e diele me 07.04.2013, ora 19:00
KOSOVA - SIGKOS BASHKIMI
Gjilan e diele me 07.04.2013, ora 20:00
DRITA - VËLLAZNIMI
/Telegrafi/




















































