LAJMI I FUNDIT:

Soni Malaj thotë se nuk e ndoqi penalisht Dua Lipën për të drejtat autoriale të këngës “Dance The Night”

Soni Malaj thotë se nuk e ndoqi penalisht Dua Lipën për të drejtat autoriale të këngës “Dance The Night”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice – grupin nga i cili edhe nisi karrierën.

Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997.


Soni Malaj - "E vogla" e hiteve të dikurshme, sot një "E madhe" në rrethin e artistëve të suksesshëm: Nuk jam larguar kurrë nga skena
Lexo po ashtu Soni Malaj - "E vogla" e hiteve të dikurshme, sot një "E madhe" në rrethin e artistëve të suksesshëm: Nuk jam larguar kurrë nga skena

Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”.

Ngjashmëria mes dy këngëve kishte shkaktuar një valë komentesh në internet, me shumë që pyesnin nëse kënga ishte kopjuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë apo jo.

View this post on Instagram

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

Megjithatë, Soni e pyetur nëse Dua i kishte paguar asaj diçka për këtë këngë, me shaka tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”.

@rtshqiptar Soni Malaj në gjyq me Dua Lipën? #edielajone #rtsh #ermalpeci ♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës.

Dua Lipa zgjidh çështjen gjyqësore, grupi që e akuzoi për vjedhje të këngës "Levitating" tërheq padinë
Lexo po ashtu Dua Lipa zgjidh çështjen gjyqësore, grupi që e akuzoi për vjedhje të këngës "Levitating" tërheq padinë

Vitin e kaluar ajo kishte kaluar një betejë ligjore për hitin e saj “Levitating”, pasi disa artistë pretendonin se Dua e kishte kopjuar gjithë vijën melodike të këngës, dhe nuk kishte paguar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori