LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i fundit i Gallup: Mbi 46 për qind e të rinjve duan të ikin nga Kosova

Sondazhi i fundit i Gallup: Mbi 46 për qind e të rinjve duan të ikin nga Kosova
Emigranët (Foto: John Moore/Getty Images/Guliver)

Sondazhi i fundit i Gallup, i cili është kryer në 152 shtete të botës, ka nxjerrë Shqipërinë në vendin e katërt, si shteti me 60 për qind të popullatës (kryesisht të rinjtë), që duan të largohen nga vendi, e ndjekur nga Kosova me 46 %.

Sondazhi është  kryer në mes të viteve 2015 dhe 2017.


Vendet me dëshirë pak më të lartë për të migruar janë Haiti (63%), Liberia (66%) dhe Sierra Leone (71%). Kur Gallup kreu studimin, Sierra Leone dhe Liberia ishin në mes të shpërthimit të Ebola.

Ndërkaq, Siria e shkatërruar nga lufta renditet në vendin e 12 (46%), e ndjekur nga Kosova (46%).

Sipas Gallup, mesatarja mbarëbotërore e njerëzve që duan të emigrojnë vlerësohet në 15%, pak më e lartë se mesatarja mes viteve 2013 dhe 2016.

Dëshira e shqiptarëve për të migruar është katër herë më e lartë se mesatarja botërore, transmeton Telegrafi.

Sipas analizës, Shqipëria duket të jetë ndër vendet që vuajnë nga luftërat, konfliktet, uria dhe fatkeqësitë e tjera.

Sondazhe të ngjashme kanë treguar dëshirën gjithnjë e më të lartë për shqiptarët në vitet e fundit për të braktisur vendin e tyre.

Përkundër që këto  analiza janë të dobishme për politikën shqiptare, që të marrë hapa konkret, Qeveria nuk ka treguar ndonjë plan për të luftuar trendin dhe nivelet e jashtëzakonshme të pakënaqësisë së njerëzve me situatën e vendit të tyre.

Ku qëndron Kosova?

Sondazhi i njëjtë i Gallup e vë Kosovën dhe Shqipërinë në krye të indeksit të “nxjerrjes së trurit” në Europë, i cili mat nivelin e të rinjve, të arsimuar shumë, të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi pa plan të kthehen.

Sipas sondazhit, në Kosovë, 42% e të rriturve me arsim të lartë dhe në Shqipëri 32% e tyre do të largoheshin përgjithmonë nga vendet e tyre.

Kosova është gjithashtu e treta në botë sipas indeksit të ikjes së të arsimuarve, pas Sierra Leone (78%) dhe Sirisë (44%).

Mali i Zi fqinjë ka një rezultat pozitiv, me mundësinë e përshëndetjes së 25% të fuqisë punëtore të arsimuar nga vendet e tjera.

Ekspertët e konsiderojnë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin e lartë dhe mungesën e sundimit të ligjit, mundësitë,…, janë si arsyet kryesore pse njerëzit në Ballkan duan të ikin.

Sa i përket Shqipërisë, për pesë vitet e fundit qeveria shqiptare nuk ka paraqitur ndonjë plan konkret për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje.

Për më tepër, protestat e vazhdueshme kanë treguar se studentët e konsiderojnë veten si “viktima” aktuale dhe të ardhshme të migrimit dhe ikjes së trurit, vetëm për t’u tallur dhe fyer nga kryeministri Edi Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori