LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: Rreth 60 për qind e qytetarëve besojnë se kufizimi i orarit për gastronominë nuk ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19

Sondazh nga Pyper: Rreth 60 për qind e qytetarëve besojnë se kufizimi i orarit për gastronominë nuk ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19

Edhe pse masat e qeverisë për të parandaluar virusin COVID-19 janë hartuar me qëllim të mirë, disa prej tyre nuk janë pritur mirë nga qytetarët e Kosovës.

E një prej vendimeve që nuk është pritur aq mirë nga shumë qytetarë është kufizimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kjo e cila ka ndikuar në uljen e të hyrave si dhe në largimin e punëtorëve.

Në sondazhin e kompanisë së hulumtimeve Pyper me mostër jo të rastësishme, të dhënat kanë pasqyruar perceptimin e qytetarëve rreth veprimtarisë së gastronomisë si dhe ndikimit të tij në COVID-19.

Me fjalë tjera, duke pasur parasysh gjendjen aktuale me COVID-19, rreth 42 për qind konsiderojnë se lokalet e gastronomisë duhet të punojnë edhe pas orës 22:30, mirëpo veprimtaria e këtij sektori nuk duhet lejuar të zhvillohet në hapësira të mbyllura apo 55.16 për qind.

Hapja e disa bizneseve në Kosovë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Veç kësaj, pjesëmarrësit e sondazhit po ashtu konsiderojnë se mbyllja e lokaleve të gastronomisë në 22:30 nuk ka pasur ndikim në uljen e rasteve me COVID-19 apo 58.52 për qind si dhe konsiderojnë se nuk do të bëj që situata të përkeqësohet nëse këtij sektori u lejohet të punojnë pas orës 22:30 apo 55.75 për qind.

Gjithashtu, vlen të ceket se si rezultat i ndikimi të pandemisë COVID-19, aktualisht mjaft industri në Kosovë kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Duke u bazuar në atë që nëse në zero gjendet industria që ka më së paku nevojë për ndihmën e qeverisë dhe në 10 industria që më së shumti ka nevojë, sektori i gastronomisë u vlerësua nga respondentët që morën pjesë në hulumtim me vlerën mesatare prej 4.97. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori