Manchester Unitedi e ka siguruar kualifikimin në raundin e pestë të Kupës FA, pas fitores prej 3-1 kundër Arsenalit në stadiumin Emirates.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e Djajve të Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa pas ndeshjes trajneri i ka treguar taktikat e tij për këtë lojë.


OleGunnarSolksjaer 2 Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Norvegjezi u kishte treguar lojtarëve të tij shembuj klasikë të golave nga kundërsulmet, në mënyrë që t'i frymëzonte për fitore ndaj Topçinjve.

Alexis Sanchez, Jesse Lingard dhe Anthony Martial, i shënuan golat e tyre pikërisht nga kundërsulmet dhe për këtë është meritor Solskjaer.

"Kemi luajtur si një ekip i duhur. Një ekip i kompletuar. Kemi punuar shumë në mbrojtje dhe kundërsulme".

"Kundërsulmi është diçka klasike për Manchester Unitedin. Ka shumë shembuj për këtë kundër Arsenalit - Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo, Ji Sung Park dhe ne ua treguam atyre (lojtarëve) këto video".

"Kemi bërë një hap të madh përpara. Ishte një përmirësim i madh nga loja kundër Tottenhamit. Është lehtë të entuziazmohesh dhe të flasësh për të ardhmen, por ne duhet të vazhdojmë punën dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës", ka deklaruar Solskjaer për BBC Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app