LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i ka kërkuar me çdo kusht Besiktasit transferimin e yllit të Man United

Solskjaer i ka kërkuar me çdo kusht Besiktasit transferimin e yllit të Man United

Trajneri i ri i Besiktasit, Ole Gunnar Solskjaer raportohet se i ka kërkuar klubit transferimin e yllit të Manchester United para mbylljes së afatit kalimtar të janarit. 

Pasi u largua nga ‘Old Trafford’ në 2021, Solskjaer u rikthye sërish në stol këtë muaj kur u emërua në krye të gjigantit turk Besiktas. 

51-vjeçari nënshkroi një kontratë për 18 muaj, duke u bërë trajneri i ri i klubit pas largimit të Giovanni Van Bronckhorst. 


Siç ka raportuar mediumi spanjoll AS, norvegjezi raportohet se dëshiron transferimin e mesfushorit Casemiro, i cili është lidhur me një largim të mundshëm nga Anglia. 

Pas një sezoni të parë të mirë tek Unitedi pas transferimit nga Real Madridi për 70 milionë euro, Casemiro ka pasur vështirësi sezonin e kaluar. 

Si rezultat, braziliani e ka gjetur veten në bankë rezervë mbrapa emrave si Manuel Ugarte dhe Toby Collyer. 

32-vjeçari ishte lidhur me një transferim në Arabinë Saudite gjatë verës, por kjo lëvizje nuk ndodhi kurrë. 

Që prej atëherë, Casemiro ka bërë 22 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ në të gjitha garat, duke shënuar tri gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

Ligat tjera
Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Ndërkombëtare
Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Liga e Kampionëve
Fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2015, por tani punon në një dyqan rrobash në Francë

Fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2015, por tani punon në një dyqan rrobash në Francë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori