Solari lëvdon Marcelon teksa spekulimet për largim vazhdojnë

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka lëvduar dashurinë e Marcelos për klubin përkundër faktit se ai ka humbur pozicionin e startuesit.
Marcelo që ka qëndruar te Reali nga viti 2007 prej se erdhi nga Fluminense, nuk ka startaur një ndeshje që prej humbjes 2-0 ndaj Sociedadit.
Ai e ka humbur vendin nga i riu Reguilon, i cili ka shfaqur paraqitje mbreslënëse.
"Dashuria e tij për klubin dhe përkushtimi për klubin e kënaqësia në stërvitje janë pa asnjë dyshim e sjellja e tij është e pazëvëndësueshme. Të gjitha këto gjëra duhet të lëvdohen".
"Është gjithmonë vështirë të zgjedh lojtarët e duhur për një ndeshje", deklaroi Solari.
Real Madridi luan ndaj Gironas në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Kupën e Mbretit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































