Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas "8 Marsi", Sola, EBC Cosmetics dhe Telegrafi kanë dhuruar 500 dhurata në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

Përveç dhuratave Sola, EBC Cosmetics dhe Telegrafi, kanë shpërndarë edhe 500 trëndafila si dhe kuponë me dhurata për femrat e pranishme në shesh.


28877149 10213547990966762 2060790502 o e1520517536910

Ky aktivitet i organizuar nga kompania Sola, EBC Cosmetics dhe Telegrafi është bërë në shenjë respekti, kontributi por edhe falënderimi për gratë dhe nënat tonë.

28942096 10213547992126791 1489555588 o

Sipas drejtuesve të kompanisë Sola në këtë organizim kanë qenë të pranishëm në Sheshin "Zahir Pajaziti" më shumë se 1500 të pranishëm.

28880060 10213547991366772 1030014940 o

Ky organizim për shpërndarjen e dhuratave, për gratë dhe nënat tona, tregon se ka kompani në Kosovë, që barazia gjinore si dhe përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri ka rëndësi të madhe. /Telegrafi/