LAJMI I FUNDIT:

Sokol Zogaj rrëfen për motivet e sulmit ndaj tij (Foto)

Sokol Zogaj rrëfen për motivet e sulmit ndaj tij (Foto)

Sokol Zogaj e ka marrë veten nga sulmi i mëngjesit. Është në gjendje të tregojë se si u rrah brutalisht me shufra nga dy burra në hyrje të banesës së tij. Gjithë aksioni i këtyre dy sulmuesve thotë se ka zgjatur rreth dy minuta. Ata e kishin goditur kryesisht në kokë duke i shkaktuar plagë serioze.

Ai dyshon në disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk përmend emra konkret. Drejtori i burgjeve thotë se ka ofruar dëshmitë dhe dyshimet tek hetuesit policorë, prej të cilëve pret të zbardhet rasti.


Në një intervistë për Insajderin ai thotë se ky sulm lidhet me punën e tij si drejtor i burgjeve.

“Duke shkuar në punë, t’u dalë prej banesës, dy persona të panjohur më kanë sulmuar në katin e parë. Meqë aty është errësirë, nuk kamë mundur me i identifikuar. Ata më kanë gjakosë, dhe kam qenë në gjendje shumë të rëndë”.

Ai thotë se ka qenë në gjendje të rëndë, por në spital është dërguar nga një person që ka rastisur afër vendit të ngjarjes.

“Fatmirësisht kam mundur me dal jashtë banesës dhe një tregtar që punonte aty më ka dërguar në QKUK”, tregon Zogaj.

Zogaj prej se ka ardhur në krye të shërbimit thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar parregullsitë, përfshirë ndalimin e kontrabandës dhe largimin nga puna të të korruptuarve.

“Pasi jam ardhur unë ushtrues i detyrës si drejtor, jam mundu me ngrit nivelin e sigurisë, dhe do lëshime që janë bërë më herët, nuk i kam toleruar. Nga kjo rrjedh që kjo dikujt nuk i ka konvenuar”, thotë ai.

Zogaj pranon se gjendja brenda burgjeve të Kosovës nuk është e mirë, meqë aty sipas tij edhe stafi është i përfshirë në afera korruptive dhe kontrabandim të gjërave të ndaluara brenda burgjeve.

Por, thotë se së bashku me kolegët është duke bërë përpjekje për t’i luftuar këto dukuri.

“Edhe kur kam qenë në pozitën e dytë jam përpjekur për t’i ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe të jenë të barabartë para ligjit edhe kom luftuar me metodat e mija, së bashku me kolegët, kam shfaqë luftë të hapur edhe kundër korrupsionit që një numër i madh i stafit i njerëzve që janë marrë me kontrabandë me sende të këqija që janë marrë brenda burgjeve. Dhe kemi arritur me i prangosur dhe disa prej tyre janë nëpër burgje dhe nuk janë kthyer kurrë më në punë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj Zogajt, duke thënë se ky akt paraqet sulm ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nga Policia e Kosovës për arrestimin e personave që sulmuan atë. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori