LAJMI I FUNDIT:

Sokol Bashota rikandidohet nga PDK-ja për kryetar të Klinës

Sokol Bashota rikandidohet nga PDK-ja për kryetar të Klinës

Partia Demokratike e Kosovës në Klinë, sot pas dite ka bërë publik rikandidimin e kryetarit aktual të Klinës, Sokol Bashota, për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas njoftimit nga dega e PDK-së në Klinë, kryetari i degës së PDK-së, Bashota, mbështetjen e kishte marrë unanimisht nga Këshilli Drejtues i Partisë si organ vendimmarrës.


Para më shumë se 300 aktivistëve të PDK-së ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari, Rexhep Hoti, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula-Shiroka dhe deputetja, Ganimete Musliu, Bashota ka falënderuar strukturat e PDK-së për besimin e dhënë dhe është shprehur i bindur në fitoren e radhës së PDK-së në ketë komunë.

Sokol Bashota, ka fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr Klinën që nga viti 2007 për tre mandate rresht dhe tash kerkon mandatin e katërt.

“Ju struktura të PDK-së jeni pjesa kryesore e angazhimit dhe më meritorët për fitoren e PDK-së në Klinë, prandaj kjo barrë do të bijë sërish mbi ju dhe ju ftoj që të angazhoheni fuqishëm deri më 22 tetor për të dalë edhe një herë faqebardhë. Bashkë me juve do të realizojmë ëndrrën që e kemi synim drejtë rrjedhës së Lumit Drini Bardhë që shkon në vendin tonë amë. Edhe PDK-ja e ka ketë synim”, u shpreh Bashota.

Ndërkaq, nënkryetari Rexhep Hoti, profesoresha Justina Pula-Shiroka dhe deputetja Ganimete Musliu, janë zotuar se do të mbështesin fuqishëm kandidaturën e Sokol Bashotës.

Kryetari Bashota, ka bërë të ditur se motoja e tij në këto zgjedhje do të jetë “ Me ju së bashku për Klinën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori