LAJMI I FUNDIT:

‘SoftBank’ investon 460 milionë euro në ‘Auto1’

‘SoftBank’ investon 460 milionë euro në ‘Auto1’

Konglomerati japonez SoftBank ka rënë dakord të investojë 460 milionë euro në Auto1, e cila konsiderohet një nga marrëveshjet më të mëdha të financimit që ka ndodhur jashtë Japonisë.

Investimi do të bëhet përmes Fondit ‘Vision’, një fond me vlerë prej 93 miliardë dollarësh që mbështet risitë teknologjike, menaxhuar nga SoftBank dhe mbështetet kryesisht nga qeveritë e Arabisë Saudite dhe Abu Dhabit.


Pritet të jetë investimi i parë i SoftBank në Gjermani dhe do të jetë kompania më e vlerësuar private që investon në Evropë.

Kjo marrëveshje do t’i jep SoftBank 20 për qind të kompanisë Auto1, e cila vlerësohet në vlerë prej 2.9 miliardë dollarësh.

“Kjo na jep një shtytje të madhe kur bëhet fjalë për nxjerrjen e produkteve dhe shërbimeve të reja”, tha Hakan Koc, bashkëkryesues ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Auto1, shkruan FT, përcjell Telegrafi.

Auto1 është një shitore online për shitjen e makinave të përdorura. E themeluar në vitin 2012, ka një prani në 30 vende dhe tregton me më shumë se 35 mijë partnerë. Kompania shet çdo muaj më shumë se 40 mijë automjete. /Telegrafi/