Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj “My AI” për të gjithë 750 milionë përdoruesit mujorë të Snapchat, një veprim që vjen më pak se dy muaj pasi ky program i mbështetur nga OpenAI u vu për herë të parë në dispozicion për më shumë se 3 milionë abonentë me pagesë të këtij aplikacioni.
My AI po bëhet gjithashtu një pjesë më integrale e Snapchat, transmeton Telegrafi.
Chatboti tani mund të shtohet në bisedat në grup duke e përmendur me një simbol @ dhe Snap do t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë paraqitjen dhe emrin e robotit të tyre me një avatar të personalizuar Bitmoji.
Përveç tjerash, My AI tani mund të rekomandojë filtra AR (Realitet i Shtuar) në kamerën e Snapchat.
Snap planifikon që së shpejti t’i lejojë njerëzit të komunikojnë në formë vizuale me chatbotin My AI dhe të marrin përgjigje të gjeneruara; Një shembull i treguar gjatë konferencës vjetore të kompanisë tregoi një foto të domateve në një kopsht, duke e shtyrë robotin të përgjigjet me një imazh të krijuar të një supe.
Derisa Microsoft dhe Google janë në garë për të integruar AI-n gjeneruese në motorët e tyre të kërkimit, CEO i Snap, Evan Spiegel e sheh teknologjinë si “një mjet të mrekullueshëm krijues”.
Gjatë një interviste të fundit, ai ndau shembuj personalë të përdorimit të chatbotit My AI, ku mund të përdoret për të krijuar tregime para gjumit për fëmijët e tij dhe për të planifikuar një itinerar ditëlindjeje për gruan e tij, Miranda Kerr. Më shumë se 2 milionë biseda në ditë po ndodhin tashmë me My AI, thotë ai.
“Vetëm në bazë të mënyrës se si funksionojnë, mendoj se janë shumë më të përshtatshëm për detyrat krijuese”, thotë Spiegel për robotët gjenerues të AI-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit