LAJMI I FUNDIT:

Smaka: LDK do të shkelë Kushtetutën nëse dërgon mandatarin për kryeministër

Smaka: LDK do të shkelë Kushtetutën nëse dërgon mandatarin për kryeministër

Profesori universitar dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës në rast të dërgimit të mandatarit për kryeministër te presidenti, Hashim Thaçi do të bëjë shkelje kushtetuese.

Sipas tij, nuk është korrekte të thuhet nga LDK që pranojnë të bëjnë qeverinë si parti e dytë, por nëse shkelet Kushtetuta përgjigjet presidenti.

“Zotëri Isa Mustafa që po pretendon për t’u bërë kryeministër, po të pranonte këtë rol përderisa duhet të ishte i vëmendshëm se nuk ka autorizim. Do të shkelte edhe ai kushtetutën. Nuk është korrekte të thuhet se paranojë të bëjmë qeverinë, po shkelet Kushtetuta, por le të përgjigjet presidenti”, thotë ai, për KosovaPress.

Smaka thekson se çdo veprim ku anashkalohet, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë është shkelje kushtetuese nga ana e presidentin Thaçi.

​Haziri: Të gjitha strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën për kryeministër
Lexo po ashtu ​Haziri: Të gjitha strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën për kryeministër

“Pa dyshim që do të ishte shkelje kushtetuese edhe do të ishte një gabim politik e moral. Të bëhen makinacione të tilla që të tejkalohet një subjekt politik parlamentar i autorizuar me kushtetutën për të propozuar mandatarin për qeveri, dhe të shkojë në tjetrin subjekt”, thotë ai.

Këtë ai e arsyeton me faktin se kjo e fundit nuk ka afat kushtetues që të dërgojë mandatarin për kryeministër tek presidenti.

“Nuk ka afat kushtetues që do të obligonte zotëri Kurtin që do të obligonte që prej kësaj dite në këtë dite, kaq ditë i ka. Është vakuum juridik”, u shpreh ai.

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e qeverisë. Pasi, përkundër katër letrave të të parit të shtetit, VV ende nuk ka dërguar emër për kryeministër, por as nuk e ka refuzuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori