LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

Afati për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PDK-së ka përfunduar këtë të enjte.

I vetmi që ka kandiduar është Memli Krasniqi, të cilit tashmë i duhet vetëm besimi i konventës së partisë.


Kështu ka deklaruar bashkëpartiaku i tij, Uran Ismaili, i cili ka thënë se Krasniqi pritet t’i japë një energji PDK-së.

“Memli ka pasion të madh për politikë, për PDK-në, por edhe kontribut në shoqëri. E shoh si kandidat jo veç të denjë në kuptim partiak, por si intelektual që do të sjellë impuls të ri në PDK”, tha Ismaili për Klan Kosova.

“Në aspekt politik Memli është kandidati i vetëm. Ai do ta prezantojë një platformë. Çështja e kryetarit formalisht mbyllet të dielën dhe kështu le të mbetet. Nuk ka gjasa për kandidaturë tjetër nëse shtyhet afati. Të gjithë ajo që po shohim sot është se kandidati i vetëm për kryetar është Memli Krasniqi”, ka thënë Ismaili.

“Konventa vlerëson platformën e tij. Mund të ketë votë kundër, por me rëndësi është të ketë 50 plus 1 votë nga të pranishmit. Deri më sot ka mundur të ketë konkurrencë, sot nuk ka. Kandidati i vetëm është Krasniqi dhe një konventë që duhet dhënë besimin. Nuk mund të ketë kandidat të dytë dhe unë shoh që konventa me një masë të madhe ta mbështesë kandidaturën e tij”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori