LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia ul pagat e deputetëve dhe ministrave, punëtorëve iu paguhet edhe marsi

Sllovenia ul pagat e deputetëve dhe ministrave, punëtorëve iu paguhet edhe marsi

Qeveria e Sllovenisë ka miratuar pakon e parë për të ndihmuar bizneset dhe punëtorët e sektorit privat dhe në të njëjtën kohë ka ulur pagat e zyrtarëve të lartë publikë.

Akti përcakton një ulje prej 30% të pagës bazë të zyrtarëve të lartë, përkatësisht Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Kryeministrit, Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Ministrave, Sekretarëve të Shtetit, Këshilltarëve të Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sekretariit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Shefit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Sllovenisë, si dhe deputetë dhe zyrtarë të lartë në organet e tjera shtetërore.

Ndërsa paketa e parë e masave ka për qëllim përmirësimin e pozitës sociale të njerëzve. Të vetëpunësuarit që do të deklarohen të prekur nga kriza duke përdorur një aplikim elektronik të posaçëm, do të marrin 350 euro për muajin mars nëse vërtetojnë se të ardhurat e tyre kanë rënë me të paktën 25% krahasuar me shkurtin 2020, dhe do të marrin 700 euro për muajin prill dhe maj 2020 nëse vërtetojnë se të ardhurat e tyre kanë rënë me të paktën 50% në krahasim me shkurtin 2020. Në të njëjtën kohë, shteti do të mbulojë gjithashtu të gjitha kontributet e sigurimeve shoqërore.

Ndihma do të ofrohet gjithashtu për të gjithë studentët me kohë të plotë që banojnë në Republikën e Sllovenisë në formën e një pagese në shumën prej 150 euro, e cila do të paguhet deri më 30 prill 2020. Për familjet me tre fëmijë, parashihet pagesë deri në 100 euro, ndërsa për familjet me katër ose më shumë fëmijë një shtesë në shumë prej 200 euro.

Shtesa parashihen edhe për të gjithë pensionistët dhe shuma varet nga vlera e pensionit që marrin si dhe për rastet sociale. /kp/Telegrafi/