LAJMI I FUNDIT:

“Sllovenia në Samitin e BE-së në qershor do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime”

“Sllovenia në Samitin e BE-së në qershor do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime”

“Sllovenia do të angazhohet që Maqedonia e Veriut në Samitin e BE-së në qershor të marrë datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi kryeministri Marjan Sharec pas takimit të sotshëm të Zoran Zaevi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni.

Sharec në konferencë të përbashkët për shtyp tha se Bashkimi Evropian datën për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut duhet ta caktojnë në samitin e ardhshëm të BE-së dhe me këtë do ta pranojë avancimin që e bëri vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut është vend miqësor dhe bashkëpunues që kohët të fundit bëri shumë përpjekje”, tha Sharec.

Duke theksuar tejkalimin e kontesteve me fqinjët, posaçërisht me Greqinë, kryeministri slloven shprehu përkrahje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Kryeministri Zaev falënderoi kryetarin Sharec dhe Slloveninë për përkrahjen dhe deklaroi se pas 14 viteve si vend kandidat është koha që vendi ynë të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE si dhe se është se është i vetëdijshëm se ky proces do të zgjasë me vite.

Zaev më herët mbajti edhe ligjërim në Institutin për studime ballkanike dhe për Lindjen e Afërt në Lubjanë. Ai tha se partitë politike të Maqedonisë dhe mbi 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përkrahin anëtarësimin në BE.

Zaev, gjithashtu shprehu se shpreson se Maqedonia e Veriut që nga ky vit të bëhet anëtar i 30-të i NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori