Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka pritur në takim një delegacion të biznesmenëve sllovenë që kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë në fushën e riciklimit të mbeturinave.
Hasani i ka informoi për kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për Ligjin e Investimeve Strategjike që ka një mori lehtësirash.
“Sa i përket ministrisë që drejtoj unë, është e thirrur për ofrimin e kushteve për investitorë dhe jemi bartës të Ligjit për Investime Strategjike. Ky ligj e parasheh që çdo investim mbi 10 milionë euro mund ta marr statusin e investitorit Strategjik. Marrja e këtij statusi është marrje e përgjegjësisë për ecjen e të gjitha procedurave dhe jemi të obliguar që t’ia krijojmë të gjitha kushtet në afatin ligjor dhe po ashtu kemi obligim ligjor që t’ia sigurojmë vendin ku do të vendoset”, tha Hasani.
Ministri theksoi se Kosova ka marr një sërë reformash fiskale që mundësojnë operimin edhe më të lehtë të bizneseve.
Investitorët slloven shprehën interesim që të investojnë në Kosovë në lëmin e riciklimit të mbeturinave dhe materialeve të rrezikshme.
Teknologjia që parashihet të vijë në Kosovë është me e reja, që është shpikur para dy vitesh dhe që funksionon në Zvicër dhe është shumë speciale për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme.
Teknologjia që parashihet të vijë në Kosovë punon në temperatura shumë të larta, 1200 gradë celsius dhe materialet që digjen i shndërron në gaz (plin) dhe prodhon energji elektrike.
Vlen të theksohet se makineria i ka të gjitha testet dhe është e licencuar në Bashkimin Evropian. Është shumë ekologjike dhe miqësore për ambientin. Investimi parashihet të jetë mbi 10 milionë euro varësisht nga sigurimi i lëndës së parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend