LAJMI I FUNDIT:

Sky News: Trump synon me patjetër marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që BE dështoi për vite me radhë

Sky News: Trump synon me patjetër marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që BE dështoi për vite me radhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përpjekur për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të gjata ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një raport të përgatitur nga Sky News Australia me titull “Trump ka për qëllim të zgjidh historinë mes Kosovës e Serbisë” , thuhet se Jared Kushner, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donad Trump, rishtazi ka pritur në takime të ndara në Uashington presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Sipas raportit, “SHBA ka inkurajuar Kosovën ta heq tarifën për mallrat e prodhuara në Serbi dhe që të dyja palët Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë shkëmbimin e territoreve përgjatë vijave etnike”.

Sky News-Australia, shkruan nëse Trump do të mund t’i jap fund historisë mes dy vendeve që shumë liderë botëror dështuan të arrinin një marrëveshje.

Tashmë Donald Trump, duket se e ka marrë përsipër marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe këtë duket se do ta bëjë shpejtë.

Ai më parë kishte bërë edhe një marrëveshje të ngjashme ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Bashkimi Evropian është munduar me vite që të arrihet një marrëveshje, por që nuk ja ka arritur qëllimit, ndërsa tani Administrata e Donald Trump, dëshiron që ky konflikt të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Kjo marrëveshje e vogël në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte një fitore të lehtë SHBA-së, por në veçanti Administratës së Donald Trump”, tha Ted Galen Carpenter profesor në Universitetin e Austin.

Sipas Donald Trump ka ardhur koha që këto dy shtete të mos kenë barriera ndërmjet vete, siç është rasti i “Urës së Ibrit” në Mitrovicë. Por të mirëpresin njëra-tjetrën si dy shtete te pavarura. /Telegrafi/
Raportin e Sky News Australia, mund ta gjeni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori