LAJMI I FUNDIT:

SKV: Dhuna e Policisë, e pajustifikueshme (Video)

SKV: Dhuna e Policisë, e pajustifikueshme (Video)

Studentët nga SKV-ja, që sonte po festonin në një ndejë në Parkun e Qytetit, kanë akuzuar zyrtarët policorë se kanë përdorur forcë të tepruar për të shpërndarë ata.

Përmes një njoftimi kanë thënë se dhuna e tyre ndaj studentëve pjesmarrës është e pajustifikueshme dhe e qëllimshme.


“Sot, Lëvizja STUDIM KRITIKË VEPRIM, shënoi 8 vjetorin e themelimit të saj. Gjatë ditës patëm ekspozitën në Kampusin Universitar me aktivitete të SKV-së dhe në mbrëmje në ”Parkun e Qytetit” ishim mbledhur për të shfaqur dokumentarin e Lëvizjes sonë studentore.

Policia e Kosovës rreth orës 22:00 erdhi dhe në mënyrë brutale ndaloi aktivitetin në hapësirë publike duke intervenuar edhe dhunshëm mbi studentët aktivistët që ishin mbledhur aty. Nga ky intervenim u arrestuan 5 aktivistë dhe dhjetëra të tjerë po marrin trajtim në ambulantë.

Dhuna e Policisë është e pajustifikueshme dhe e qëllimshme, pasi që po të njëjtit policë ishin edhe disa orë më vonë dhe aktiviteti ynë u ndërpre dhunshëm para orës 23:00 të mesnatës.

Ne dënojmë ashpër dhunën policore dhe kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistëve”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/