LAJMI I FUNDIT:

Skuqja, kruajtja dhe ënjtja mund të jenë shenjë e urtikaries: Duket shqetësuese, mund ta dalloni në këtë mënyrë

Skuqja, kruajtja dhe ënjtja mund të jenë shenjë e urtikaries: Duket shqetësuese, mund ta dalloni në këtë mënyrë
iStock

Sukrepi ose urtikaria janë të zakonshme te fëmijët dhe shpesh nuk kanë ndonjë shkak të njohur

Mund të jenë akute dhe kronike, por ndonëse dukja e fëmijëve mund të jetë shqetësuese, urtikaria zakonisht nuk është shenjë e një problemi serioz mjekësor.


Mund të dallohen si puçrra në lëkurë që shfaqen papritur. Zakonisht sukrepi shfaqet në gjoks, stomak dhe shpinë. Mund të shkaktojë gjendje të pakëndshme, por është i përkohshëm dhe nuk do të duhej të lërë vraga apo hematoma.

Sukrepi mund të jetë akut apo kronik. Sukrepi akut zgjat disa orë apo disa ditë, madje edhe deri në gjashtë javë. Mirëpo, ai kronik mund të zgjasë më shumë se gjashtë javë, ndërsa në disa raste zhduket dhe sërish shfaqet pas disa ditëve, transmeton Telegrafi.

Si duket urtikaria?

Urtikaria zakonisht është e kuqërremtë, por mund të duket e purpurt ose gri në lëkurën më të errët. Gjithashtu:

▪ Shfaqet në grupe
▪ Bëhet e madh apo e vogël
▪ Mbulon zona të mëdha të lëkurës
▪ Ndrysho formën
▪ Vjen dhe shkon
▪ Formon unaza
▪ Ka një qendër të zbehtë
▪ Duket si pickim mushkonjash

Simptomat që mund t’i shkaktojë urtikaria

Te disa fëmijë, urtikaria mund të shkaktojë siklet dhe simptoma që përfshijnë:

▪ Shqetësim
▪ Kruajtje
▪ Pickim
▪ Ënjtje e duarve, këmbëve, syve ose buzëve

Një numër i vogël fëmijësh kanë shenja kërcënuese, duke përfshirë:

▪ Vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje
▪ Marramendje ose humbje e vetëdijes
▪ Rrjedhje nga hunda
▪ Temperaturë e lartë
▪ Dhimbje në kyçe
▪ Ënjtje e gjuhës ose e fytit
▪ Të vjella.

Si shfaqet urtikaria?

Urtikaria ndodh si pjesë e përgjigjes së sistemit imunitar. Kur trupi percepton një substancë të huaj, ai çliron histaminën. Këto kimikate mbrojnë trupin nga mikrobet, por ato gjithashtu mund të irritojnë indet delikate.

Kjo shkakton acarim që bën që enët e gjakut të zgjerohen dhe ndonjëherë të shpërthejnë. Kur kjo ndodh, lëngu (plazma e gjakut) rrjedh jashtë, duke çuar në zona të ngritura të lëkurës.

Çdo fëmijë mund të ketë një skuqje, por fëmijët me alergji janë në rrezik më të madh.

Dallimi midis një infeksioni kërpudhor dhe sukrepit nën sqetulla
Lexo po ashtu Dallimi midis një infeksioni kërpudhor dhe sukrepit nën sqetulla

Çfarë mund të shkaktojë skuqjen tek fëmijët?

Në 50 për qind të rasteve, urtikaria nuk kanë asnjë shkak. Kur identifikohet, mund të jetë një reaksion alergjik ndaj:

▪ Kimikateve që gjenden në detergjente, losione dhe produkte të tjera shtëpiake
▪ Pluhurit
▪ Ushqimit (veçanërisht qumështi, vezët dhe arrat)
▪ Lateksit
▪ Mykut
▪ Kafshëve shtëpiake
▪ Polenit

Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë:

▪ Infeksione të tilla si ftohjet ose dhimbjet e fytit
▪ Pickimet e insekteve
▪ Veshjet e ngushta
▪ Reagimet ndaj terapisë me rrezatim
▪ Viruset, duke përfshirë virusin korona.

Shkaqe të rralla janë:

▪ Ushtrimet
▪ Ekspozimi ndaj të ftohtit ose nxehtësisë
▪ Reagimi ndaj barnave
▪ Stresi
▪ Drita e diellit

Si trajtohet urtikaria?

Trajtimi varet nga lloji i urtikarisë, simptomat dhe ashpërsia e pamjes klinike. Për urikarinë akute me simptoma të lehta, trajtimi mund të mos jetë as i nevojshëm.

Fëmijët me urtikarie kronike ose akute dhe simptoma shqetësuese duhet të përdorin medikamente të tilla si antihistaminikët që mund të qetësojnë kruajtjen dhe të ngadalësojnë përhapjen e urtikarisë. Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të rekomandojnë produkte të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori