LAJMI I FUNDIT:

Skuadra turke me 12 pjesëtarë të infektuar nga coronavirusi, por ylli shqiptar e konfirmon se sot do të luajnë ndeshje

Skuadra turke me 12 pjesëtarë të infektuar nga coronavirusi, por ylli shqiptar e konfirmon se sot do të luajnë ndeshje

Përhapja e pandemisë Covid-19 është duke vazhduar edhe përkundur temperaturave të larta që po mbretërojnë në gjithë Evropën.

Ky virus nuk e kursen askënd dhe ndaj tij nuk janë imun as sportistët dhe klubet e ndryshme evropiane.

Së fundmi te klubi turk Akhisarspor kanë rezultuar 12 persona pozitiv me coronavirus, por pa marrë parasysh kësaj ata do të zbresin në fushë ditën e sotme në udhëtim te Altay.


Këtë e ka konfirmuar sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi që bënë pjesë tek skuadra e njohur turke.

Cikalleshi ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij në Instagram se tre bashkëlojtarë të tij, dy trajnerë dhe shtatë pjesëtarë të tjerë të klubit kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera.

Sokol Cikalleshi

“Çka nuk na vret na bënë më të fortë. Sot ka qenë një ditë kur jemi zgjuar të shokuar nga lajmi se 12 persona tek klubi janë infektuar me Covid-19”.

“Të prekurit janë tre lojtarë, dy trajnerë dhe shtatë pjesëtarë që janë karantinuar tani. Unë nuk jam nga të prekurit”

“Të gjithë po presim rezultatet e testit të dytë ku besojmë se situata nuk do të përkeqësohet”.

“Nesër (sot) na pret ndeshja e parë pas pandemisë ku do të dalim në fushë më të fortë se kurrë, për vetën dhe për shumë pjesëtarët e prekur të familjes tonë të madhe”, ka shkruar ylli shqiptar në Instagram.

Përkundër se skuadra e Akhisarit ka 12 raste me Covid-19, Federata e Futbollit të Turqisë i ka urdhëruar që ta zhvillojnë ndeshjen normalisht.

Skuadra nga Izmiri po lufton për rikthimin në elitën e futbollit turk, teksa ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 45 pikë të tubuara, pesë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Erzurum BB. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori