Prodhuesi çek Skoda, ka publikuar detajet e reja teknike të gjeneratës së katërt të modelit Fabia, i cili së shpejti do të jetë në treg. Skoda ka theksuar se do të jetë i qasshëm në treg me pesë variante, të gjithë do të jenë me benzinë.
Por, mbeten opsionale edhe ato me naftë dhe hibrd, dhe katër nga pesë variantët me benzinë i mundësojnë shoferit që me këtë veturë t’i përshkojë mbi 900 kilometra, pa pasur nevojë të ndalen në pompa të derivateve për ta rimbushur rezervuarin me derivate, transmeton Telegrafi.
Të paktën kështu pretendojnë në Skoda, duke theksuar se kjo është e mundur me një kusht – blerësit gjatë porosisë së mjetit duhet ta zgjedhin opsionin – rezervuar më i madh brenda të cilit i zë 50 litra benzinë.
Fabia vjen gjithmonë me rezervuarin standard prej 40 litrave, por pas kërkesave të shumta tani vjen me një më të madh.
Kur është fjala për specifikat motorike, motori bazik është ai prej 1.0 litra MPI me 65 kuaj-fuqi. E duke marrë parasysh se është më i dobët se dy opsionet tjera – kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 15.5 sekonda.
Skoda ofron edhe atë me tre cilindra 1.0 TSI turbo-benzinë që do të jetë i disponueshëm me 95 kuaj-fuqi, por aty do të jetë edhe një version më i fuqishëm me 110 kuaj-fuqi me ndërrues manual të shpejtësi (6 shpejtësi).
E ata që duan diçka më të fuqishme nga Skoda, mund ta porosisin atë me 4 cilindra 1.5 TSI me 150 kuaj-fuqi me ndërrues automatik me shtatë shpejtësi DSG. Kjo Fabia shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 8 sekonda – e shpejtësinë maksimale e ka 225 km/h. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Ja pse tarifat e Trump mund ta bëjnë sigurimin e makinës edhe më të shtrenjtë në 2025 në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

RUF RCT është Porsche 911 perfekt i viteve '90

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?