Reperi i njohur shqiptar, Skivi, gjatë viteve të fundit ka bërë një tërheqje paksa nga muzika.

Ai ka qenë shumë i pëlqyer në fillimet e karrierës duke qenë se kishte realizuar një sërë hitesh të mëdha si pjesë e “Skillz” bashkë me Ledri Vulën.


I njëjti prej vitesh ishte shkëputur edhe nga BabaStars, madje në një intervistë të dhënë javë më parë tregoi se kishte hatërmbetje me disa nga anëtarët.

Screenshot 5 61 Skivi (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Na” së fundmi në InstaStory ka publikuar disa fotografi, në të cilat zbulon disa mesazhe të ndjekësve.

Mesazhet në fjalë kërkojnë rikthimin e Skivit në hip hop me këngë të reja, e duke thënë se akoma janë duke dëgjuar projektet e tij të vjetra.

S Skivi (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, Visar Shala (emri i vërtetë) në një të ardhme të afërt e ka menduar edhe largimin tërësisht nga muzika.

Por që akoma nuk ka zbuluar saktësisht se si do të veprojë e çfarë do të sjellë në vijim. /Telegrafi/

Ski Skivi (Foto: Instagram)

Skk Skivi (Foto: Instagram)