Skënderbeu reagon zyrtarisht pas dënimit prej 10 viteve jashtë garave evropiane dhe gjobës prej një milion eurosh
![Skënderbeu reagon zyrtarisht pas dënimit prej 10 viteve jashtë garave evropiane dhe gjobës prej një milion eurosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Skenderbeu-780x439.jpg)
Klubi i madh shqiptar, Skënderbeu ka reaguar me anë të faqeve zyrtare në lidhje me konfirmimin e dënimit të UEFA-s nga CAS në lidhje me ndalesën e tyre për garat evropiane dhe gjobën në të holla.
CAS-i ka konfirmuar gjatë të premtes dënimin e UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut nga garat evropiane për 10 vite dhe një gjobë prej një milionë eurosh.
Ky dënim vjen si rezultat i trukimeve të ndeshjeve sipas UEFA-s dhe për këtë ka reaguar zyrtarisht sot (e shtunë) klubi shqiptar.
Postimi pa ndërhyrje i Skënderbeut:
– REAGIM –
Pasi jemi njohur me përmbajtjen e buletinit mediatik të CAS, datë 12.07.2019, lidhur me ankimin e bërë nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, ndiejmë detyrimin ndaj sportdashësve dhe qytetarëve të Korçës për të qënë sa më transparent ne lidhje me hapat e metejshëm të cilat do të ndiqen për rivendosjen e të drejtave tona të dhunuara barbarisht nga sistemi i drejtësisë sportive.
Së pari, vendimi i CAS në formën e tij të plotë dhe integral nuk i është komunikuar ende KF Skënderbeut, veprim i cili nën dritën e ngjarjeve të ndodhura, nuk është më i dyshimtë. Kjo pasi i gjithe proçesi ndaj klubit tonë ka qënë i paragjykuar, i njëanshem dhe i paracaktuar që prej vitit 2016.
Nuk mundet të mos jetë i paragjykuar një proçes ku KF Skënderbeu është dënuar në bazë të gjoja përceptimit publik të klubit dhe të personave lidhur me të, përceptim të cilin institucioni i UEFA’s, veçanërisht inspektorët e lidhur me çështjen kanë tentuar të krijojnë, përmes metodave dhe formave nga më të paskrupullta. Në lidhje me këtë, është e rastit të përmendet se ndaj inpektorëve të UEFA’s përgjegjës për hartimin e raporteve kundër klubit tonë, konkretisht Z. Dhont dhe Z. Lietard, aktualisht, ekzistojnë padi penale dhe civile për shpifje në organet kompetente Zvicerane.
Nuk mund të mos jetë i njëanshëm një proçes i cili mbështetet mbi raporte të cilat nuk kane asnjë bazë të provuar shkencore dhe të cilat nuk kanë të bëjnë fare me analiza të mirëfillta sportive. Është e papranueshme që CAS të marrë si të mirëqëna raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe CAS-in. Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kane hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA. Mbi të gjitha, është e papranueshme që të mos merren në konsiderate mbi 50 kundër-prova të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorëve të UEFA’s mbështetej mbi dëshmi personash anonim (as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me proçesin.
Nuk mund të mos jetë i paracaktuar një vendim për të cilin vendimmarrës janë njerez me lidhje direkte ose indirekte me palën akuzuese. Në lidhje me këtë, KF Skënderbeu kishte bërë kërkesë për perjashtimin e kryetarit të trupës arbitrale, i cili, në mënyre të shprehur kundershtonte kerkesën tonë, në një kohë kur detyrimi i tij deontologjik është terheqja nga gjykimi i çështjes në rast të kërkimit të argumentuar të njërës prej palëve. Është e qartë që emerimi i ketij personi ka qënë në funksion të mbrojtjes së interesave të inspektorëve të UEFA’s dhe personave të lidhur më këtë institucion. Në kushtet kur 2 nga 3 arbitrat e çështjes kanë qënë të mandatuar për të mbrojtur njërën palë, i vetmi konkluzion logjik është parapërcaktimi i rezultatit final.
Sot mund të themi me sigurinë e plotë se sistemi i drejtësisë sportive i ngritur dhe i mbrojtur me fanatizëm nga federatat ndërkombëtare është një fasade dhe mburojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që egziston brënda institucioneve të qeverisjes sportive.
Në keto kushte, me vetëdijen që beteja ligjore në këtë sistem drejtësie është e kotë, bëjmë me dije se, pas konsultimit me perfaqesuesit tanë ligjore, brënda muajit Korrik 2019, KF Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019. Duke qënë të bindur mbi pafajësinë tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vënd.
Së fundmi, bëjmë me dije sportdashësit dhe mbështetësit tanë se KF Skënderbeu do të vazhdojë aktivitetin e tij më të njejtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara.
Me Respekt,
KF Skënderbeu
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pique-380x233.jpg)
E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin
![Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vini-380x233.jpg)
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant
![Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/inter-serie-a--380x233.jpg)
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/skysports-football-champions-league_6815284-780x439.jpg)
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-780x439.jpg)
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht