LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, asgjësohen mbi 1 mijë produkte ushqimore e shqiptohen 8 gjoba për bizneset

Skenderaj, asgjësohen mbi 1 mijë produkte ushqimore e shqiptohen 8 gjoba për bizneset

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt ka konfiskuar mbi 1 mijë e 373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar).

Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet inspektues u bë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum.


Ndaj operatorëve ekonomik, konform ligjit, thuhet se janë marrë masa ndëshkimore, duke shqiptuar 8 gjoba.

“Të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunal janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”. Drejtoria e Inspekcionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie”, thuhet në njoftimin për media në faqen zyrtare të komunës në Facebook.

Në këtë kuadër, komuna ka deklaruar se të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit./Telegrafi/