LAJMI I FUNDIT:

Skënder Reçica merr drejtimin e degës së Nismës Socialdemokrate në kryeqytet

Skënder Reçica merr drejtimin e degës së Nismës Socialdemokrate në kryeqytet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Recica nga sot do të drejtojë degën e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.

Reçica, i cili është edhe anëtar Kryesisë në nivel qendror në Nisma Socialdemokrate, ka marrë besimin e Këshillit Drejtues të Nismës në Prishtinë për ta udhëhequr këtë degë deri në zgjedhjet e reja që do të mbahen në këtë degë.

Siç njofton Nisma, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se dega e Nismës në Prishtinë ka një potencial të jashtëzakonshëm për ta rritur Nismën në Prishtinë. Ai u shpreh i bindur se ekipi aktual i Nismës do të bëjë punë të madhe në teren.

“Presim nga ju të vazhdoni aktivitetin tuaj dhe ta konsolidoni degën. Ju ftoj që vizionin e Nismës Socialdemokrate ta shtrini në çdo cep të komunës së Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në mbledhjen e degës së Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.

“Ju lus të punoni fort. Ndani detyrat dhe jepni gjithë potencialin tuaj organizativ e të ecim përpara”, ka shtuar Limaj.

E, nga ana e tij, Reçica tha se drejtimi i degës së Nismës në kryeqytet është përgjegjësi e madhe dhe privilegj për të. Nismën në Prishtinë, Reçica tha se e pret shumë punë.

“Është një përgjegjësi dhe rezultati do të jetë i përbashkët. Besoj se do ta gjejmë rrugën e përbashkët për të bashkëpunuar. Pres nga secili nga ju që t’i përvishemi punës. Shumë shpejt aktiviteti ynë do të shtrihet në çdo lagje e fshat të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Reçica në fjalën e tij.

Dega e Nismës në Prishtinë ia ke besuar postin e nënkryetarëve ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ish-deputetit të Kuvendit, Jeton Svirca.

Ndërsa, shefi i Kabinetit të ministrit Bytyqi, Baton Dushi i është besuar posti i Sekretarit të degës së Nismës në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori